Pacolli do të lobojë për Kosovën në Afrikë
Prishtinë-Behxhet Pacolli, kryetar i Partisë Aleanca Kosova e Re, gjatë kësaj jave do të nisë një turne në Afrikë, për të lobuar për njohjen e pavarësisë së Kosovës, nga shtetet afrikane. AKR-ja në një komunikatë bën të ditur se Pacolli këtë javë do të udhëtojë në Afrikën e Jugut, Lesotho, Kenya, Mauritius, Madagascar dhe në Ujdhesat Komore. Pacolli do të takohet me përfaqësuesit më të lartë të këtyre shteteve, ndërsa në fund të këtij turneu, në Ujdhesat Komore, ai do të ketë një pritje të veçantë nga kryetari i këtij vendi.