Jones: SHBA pjesë e bisedimeve nëse do Kosova dhe Serbia
Uashington -SHBA-të kanë vullnetin të ulen në tryezën e bisedimeve mes Kosovës e Serbisë, nëse ftohen, për të ndihmuar ecjen përpara të këtij procesi. Por, që kjo të ndodhë, varet nga palët, ka deklaruar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë zv/ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, Stuart Jones. Ai ka vlerësuar se në njëvjetorin e pavarësisë populli dhe qeveria e Kosovës kanë me çfarë të krenohen.
“Kemi parë gjatë një viti Kushtetutën e re, dhjetëra ligje të miratuara, kilometra të tëra rrugë të reja dhe dhjetëra shkolla të ndërtuara. Kudo që t'i hedhësh sytë në Prishtinë, dhe unë isha atje vetëm pak javë më parë, sheh shenja përparimi. Duke folur në emër të Shteteve të Bashkuara, mund të them se jemi shumë krenarë që kemi qenë pjesë e këtij procesi”, ka thënë Jones.
I pyetur ndërkaq rreth raportit të fundin të drejtorit të Zbulimit Kombëtar Amerikan, Dennis Blair, i cili e përcaktoi Ballkanin, e në veçanti statusin e pazgjidhur të serbëve të Kosovës, si sfidën kryesore për Evropën. Dhe, nëse statusi i pazgjidhur politik i serbëve të Kosovës që përmendet në këtë raport është shenjë e ndonjë ndryshimi të mundshëm në politikën amerikane ndaj veriut të Kosovës, Jones ka thënë: “Jo, jo, aspak. Më duhet të flas drejtpërdrejt me zotin Blair, por ajo që ai nënkupton, është fakti se ka ende njerëz në Kosovë që nuk e njohin apo nuk e respektojnë autoritetin e Qeverisë në Prishtinë”.
“Ky është një problem që duhet të adresohet dhe për këtë arsye misioni i Bashkimit Evropian për rend e ligj është vendosur në gjithë Kosovën. Misioni po përpiqet të njehsojë gjithë strukturat e rendit dhe ligjit nën një administratë të vetme”, ka shtuar ai.
Jones ka thënë se, qëndrimi i Shteteve të Bashkuara është se respektojnë sovranitetin e Kosovës brenda kufijve të saj. “Ne po punojmë përmes EULEX-it dhe strukturave të tjera ndërkombëtare për të zgjidhur dallimet, në mënyrë që Qeveria në Prishtinë të ushtrojë autoritetin në gjithë territorin e vendit”, ka thënë Jones.