Qeveria u heq deputetëve makinat me traga “Z”
01/10/2009 Miratohet projektligji për transportin e funksionarëve të lartë shtetërorë
Berisha: Fund praktikave të rrezikshme për Kodin Etik të zyrtarëve
Qeveria ka miratuar reduktimin e skajshëm të përdorimit të automjeteve shtetërore nga ofiqarë të ndryshëm. Sipas projektligjit “Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët e lartë dhe nëpunësit civilë”, i cili rregullon transportin e zyrtarëve dhe funksionarëve të shtetit, u hiqet e drejta deputetëve dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të kenë një makinë me targë zyrtare. Projektligji bën një ndarje në grupe të zyrtarëve të lartë shtetërorë, të cilët do të mund të përfitojnë automjete. Kryeministri Berisha deklaroi se ligji përcakton praktika dhe norma krejtësisht të tjera të standardeve të vendeve të civilizuara për transportin e zyrtarëve dhe funksionarëve. “Ligji njeh detyrimin e shtetit dhe të qeverisë që të krijohen lehtësirat e domosdoshme për veprimtarinë e tyre të përditshme ofiqarëve të shtetit. Por ligji shkëput në mënyrë përfundimtare establishmentin shqiptar, zyrtarët dhe funksionarët e shtetit nga praktikat e trashëguara të nomenklaturës komuniste”, - deklaroi ai. Kryeministri Berisha, duke i cilësuar praktikat e deritanishme si unike në botë, tha se, nëse i shton edhe abuzimet në këtë fushë, i shndërrojnë ato në praktika të rrezikshme për Kodin Etik të zyrtarëve të vendit. Ligji sanksionon se Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, drejtuesit e institucioneve kushtetuese, ministrat, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, drejtori i përgjithshëm të Policisë, drejtori i Shërbimit Informativ do të kenë në dispozicion automjet me targë zyrtare. Ndërkohë nuk u jep të drejtën e targës zyrtare asnjë zyrtari tjetër për transportin e tij. Berisha u propozoi zyrtarëve të lartë të këtij grupi t’u njihet e drejta e përdorimit jozyrtar të automjetit për fundjavat, me kushtin që duke filluar nga Presidenti, Kryetari i Parlamentit dhe Kryeministri duhet të depozitojnë në llogarinë e institucionit 50 mijë lekë në vit për karburantin. Po ashtu të drejtën e targës zyrtare do ta ketë edhe kryetari i opozitës, i cili në shumë vende në trajtimin zyrtar barazohet me një ministër, si dhe kryetari i bashkisë së kryeqytetit, pasi bashkia e kryeqytetit në Kushtetutë është e veçantë. Ndërkohë deputetët nuk do të kenë më makina me traga zyrtare. Nisma saktëson se deputeteve dhe kryetarëve të bashkive të mëdha të qarqeve u jepet për transportin një bonus 45 mijë lekë, ku përfshihet amortizimi, karburanti. Në kategorinë e dytë të zyrtarëve bonusi është 35 mijë lekë dhe këtu përfshihen zëvendësministrat, këshilltarët e Presidentit, Parlamentit, Kryeministrit, drejtuesve të enteve rregullatore, komandantët e Forcave të Armatosura, zëvendësdrejtorët e Policisë dhe Shërbimit Informativ, kryetari i Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve etj. Ndërsa bonusi për kategorinë e tretë është 30 mijë lekë dhe përfshin kryetaret e bashkive të tjera, drejtuesit e agjencive, si ajo e pronave etj.
Abuzimet
Kryeministri Berisha deklaroi se gjatë viteve janë bërë abuzime të mëdha. “Abuziviteti me këto praktika ka bërë që në institucione të ndryshme të shpenzohen nga 12 mijë dollarë në vit në 67 mijë dollarë për shoferët. E kam theksuar edhe një herë se mesatarja për shoferin në administratën shtetërore është 19 mijë dollarë”, - ka deklaruar kryeministri Berisha. Sipas tij, nuk mund të tolerohen më këto abuzime të tmerrshme.
Kursimet
Shefi i ekzekutivit ka deklaruar gjatë paraqitjes së nismës ligjore se përmes këtij projektligji i jepet përgjigje përfundimtare dhe vendos një standard të qytetëruar europian, për të cilin vendi ka nevojë jetike. “Përveçse kursehen së paku mbi 30 milionë dollarë në vit, vendoset një normë me vlerë qindra milionë dollarë”, - deklaroi kryeministri Berisha. Duket se kjo nismë ligjore vjen në vijim të premtimit të kryeministrit për një qeveri të vogël.