E Diel, 1 Nëntor 2026

Rishfaqet Markelian Cungu, grabiti tre banesa këtë muaj

01/10/2009  I mituri 12 vjeç

TIRANE- Rishfaqet superhajduti 12-vjeçar, Markeljan Cungu, me vjedhje të tjera në Tiranë. Pas “shtegtimit” në zonat turistike gjatë sezonit verior, Markeljani është kthyer sërish për të vjedhur në Tiranë. I cilësuar si “tmerri” i qytetarëve, 12-vjeçari kësaj radhe akuzohet për tre vjedhje të ndodhur gjatë 20 ditëve të fundit në kryeqytet. Burime nga policia thanë se i mituri në bashkëpunim me 14-vjeçarin tjetër me inicialet I.N, dyshohet të jenë autorë të tre vjedhjeve të ndodhura në kohë dhe vende të ndryshme në Tiranë. Sipas policisë, dyshohet se më datë 9 shtator të këtij vitit dy të miturit, në rrugën “Sadik Petrela” kanë realizuar vjedhjen e banesës në pronësi të një shtetasi, duke grabitur disa bizhuteri, të cilat arrijnë në vlerën prej 100 000 lekësh. Ndërkohë në 18 shtator në rrugën “Isa Buletini” Tiranë dyshohet se kanë vjedhur në ambientet e një banese, shumën e parave prej 10 000 lekë dhe dy unaza floriri. Ata do të ndiqen në gjendje të lirë për shkak të moshës së mitur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›