E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA dhe BE dënojnë dhunën në Parlament

Nga Express më 13 shkurt 2011 në ora 15:30

Në Shqipëri ambasada amerikane dhe delegacioni i Bashkimit Evropian shprehën shqetësimin e thellë për situatat e dhunës në parlamentin shqiptar javën e kaluar.

Gjatë seancës të së enjtes, deputeti demokrat, Edi Paloka, pati një përplasje me deputetin e opozitës Paulin Stërkaj, i cili i hoqi me forcë mikrofonin nga dora, ndërsa me pas deputeti tjetër socialist, Armando Prenga, e qëlloi me grusht.

"Populli shqiptar pret nga anëtarët e parlamentit të sillen me pjekuri, veçanërisht në situatën e tanishme, të tregojnë respekt për koleget dhe institucionin e parlamentit", shkruhet në deklaratën e përfaqësisë amerikane dhe asaj te Bashkimit Evropian.

"Mosmarrëveshjet mes partive duhet të zgjidhen përmes dialogut civil" përfundon deklarata.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›