E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jorgaqi bashkepronare ne dy apartamente

Juristja Edlira Jorgaqi eshte drejtoreshe e legjislacionit ne Prokurorine e Pergjithshme ndersa me pare ka punuar me te njejten detyre ne Ministrine e Drejtesise ne vitin 2005. Sipas deklarates fillestare te pasurise juristja eshte bashkepronare ne dy apartamente ne Tirane. Te ardhurat totale bashke me bashkeshortin pergjate vitit 2003 arrijne ne rreth 1.4 milione leke.


Ne vitin 2004 juristja Jorgaqi ka hapur depozite bankare me vlere 500 mije leke. Paga e Jorgaqit gjate vitit 2004 ka qene rreth 850 mije leke ndersa shperblimet rreth 180 mije. Nderkohe bashkeshorti i saj ka perfituar nje page vjetore rreth 413 mije leke si dhe 58 mije leke shperblime.

Viti 2005 nuk ka qene shume i mire nga te ardhurat financiare per juristen Jorgaqi. Gjate ketij viti ajo ka terhequr depoziten bankare ne nje nga bankat tregtare ne vend. Nga puna si Drejtoreshe e Legjislacionit dhe Asistences Ligjore ka perfituar si page vjetore rreth 863 mije leke dhe rreth 46 mije leke shperblime.

Per vitin 2006 kandidatja per ne Gjykaten e Larte ka blere nje autoveture Golf III. Ndersa ne 2007-en te ardhurat e kandidates per anetare te Gjykates Kushtetuese kane shenuar nje rritje te ndjeshme si pasoje e punes se saj ne disa prej universiteteve private. Gjate vitit 2008 familja e saj ka kursyer nga paga e juristes dhe e bashkeshortit te saj shumen prej 800 mije leke.


Ajo ka vazhduar te punoje si pedagoge e jashtme ne dy universitete private ndrysa te ardhurat nga paga si Drejtoreshe nga Prokuroria e Pergjithshme kane qene rreth 525 mije leke. Sipas deklarates se fundit te pasurise kandidatja per anetar i Gjykates Kushtetuese ka perfituar rreth 1 milione leke te ardhura vjetore nga paga.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›