Shiti shtepine ne Kruje bleu apartament ne Vlore
Shkelzen Selimi eshte gjyqtar i Gjykates se Rrethit Gjyqesor te Vlores qe prej vitit 1999. Sipas deklarates ste bere prej tij per vitin 2003 ai zoteron nje apartament banimi 57 meter katrore ne Kruje. Paga e tij vjetore gjate ketij viti ka qene 900 mije leke. Per vitin pasardhes pasuria e tij eshte shtuar me 700 mije leke nderkohe qe pervec te ardhurave si gjyqtar ai ka marre edhe 60 mije leke nga puna e tij ne universitetin Ismail Qemali.
Per vitin 2005 pasuria e familjes se gjyqtarit eshte shtuar me 688.603 leke. Edhe paga e tij kete vit ka shenuar nje rritje duke shkuar te ardhurat vjetore nga puna si gjyqtar ne 102 mije leke ndersa e bashkeshortes se tij 518 mije leke. Ndersa per vitin 2006 gjyqtari Selimi i eshte gezuar blerjes se nje apartamenti te ri 45 mije euro ne qytetin bregdetar te Vlores ku 2 milione leke i ka terhequr nga llogaria e tij bankare ndersa 28.800 euro ka qene detyrimi per tju paguar firmes se ndertimit.
Edhe per vitin pasardhes kandidati per ne Gjykaten e Larte Selimi dhe bashkeshortja e tij kane vazhduar te marrin te njejten page si gjyqtare rreth 900 mije leke secili. Gjate ketij viti gjyqtari ka paguar edhe 8.000 euro si pjese e detyrimit per apartamentin e blere ne Vlore.
Nderkohe ne vitin 2008 ai ka shitur apartamentin e vjeter qytetin e Krujes per 3.1 milione leke. Gjate ketij viti gjyqtari ka marre nje kredi 20.000 euro te cilen e ka perdorur per te shlyer apartamentin e blere ne Vlore.