Dita e pare e Amnistise
Dy skena nga dita e pare e xhirimeve te produksionit shqiptaro-greko-francez Amnistia te Bujar Alimanit. Ne stacionin e furgonave te Pogradecit nje ekip te rinjsh punon ne intimitet me shpirt energjik
Elsa nje grua rreth te tridhjetave ecen me hap te avashte e kokulur me te birin Omerin prej dore ne rrugen qe ndan Pallatin e Kongreseve me Stadiumin Qemal Stafa. Te njejtin ritem te ecuri ndjek dhe Remziu i vjehrri bashke me djalin e dyte Orestin 7-vjecar. fare brenge fsheh gruaja ne portretin e zbehte pa tualet e veshur me nje pale pantallona te thjeshta xhins dhe me nje triko ngjyre uthulle qe sikur i fsheh freskine
Po burri gjashtedhjetevjecar i veshur ne gri
Ata nuk kembejne fjale deri sa mberrijne ne sheshin pas stadiumit prane nje kioske-pijetoreje qe sjell ne perfytyrimin tone Tiranen menjehere pas viteve 90.
Aty eshte ndalur nje furgon i Pogradecit. Kur burri perpiqet ta marre Omerin dhe te largohet bashke me te Elsa inatoset i thote pak fjale ne terbim dhe e mberthen prej xhakete te moshuarin. Remziu shperthen shtrengon fort dhembet dhe e shtyn me force te rene duke terhequr djalin te tronditur prane vetes. Skena perfundon me gjakosjen e Remziut.
Nese nuk do te ishte nje kamere siper kokave te ketyre njerezve askush nuk do ta besonte se ketu po xhirohet nje film. Kaq ne natyre te vete ishte kjo skene e ndertuar sipas nje skenari dhe kaq i shtruar ishte grupi qe xhironte konfliktin e te rese dhe te vjehrrin.
shte dita e pare e xhirimeve te bashkeprodhimit shqiptaro-greko-francez Amnistia me regji dhe skenar te Bujar Alimanit. Protagoniste te dy skenave te para jane aktoret Todi Llupi Remziu Luli Bitri Elsa dhe dy femijet Omer Hamitaj e Orest Arapaj qe mbajne emrat e vertete ne film. Sot hyjne ne xhirim dy personazhe te tjere kryesore aktori Karafil Shena Shpetimi dhe Mirela Naska Maja.
Amnistia rrefen historine e Elses dhe Shpetimit qe takohen nje dite ne rrjedhen e jetes se merzitshme qe bejne ne dy qytete te Shqiperise se tranzicionit. Te dy kane bashkeshorte te denuar me burg. Njohja marredhenia dhe kuptimi qe i japin lidhjes se tyre ndodh gjate ketyre vizitave. Jane dy njerez qe krijojne nje marredhenie e cila per shoqerine quhet e paligjshme.
Regjisori Bujar Alimani mori shkas per kete histori dramatike nga nje kronike ne shtyp qe njoftonte per demokratizimin e burgjeve dhe lejimin e dhomave intime per bashkeshortet.
Elsa eshte nje grua e thjeshte naive qe vjen nga provinca. Nje njeri qe nuk ka pasur mundesi te bej gjerat qe ka dashur ne jeten e saj eshte e martuar dhe eshte bere nene heret. Burri i ka shkaterruar ekonomine e familjes dhe ka perfunduar ne burg. Me gjithe keto ajo ka nevoje te jetoje ka nevoje te shohe drite ne jeten e saj ka etje per dashuri tregon per personazhin e saj aktorja Luli Bitri qe edhe pse ne diten e pare te xhirimeve ndihet e qete pa emocione dhe plot kuraje per te vazhduar me tej. Luli Bitri nuk ka patur role te tjere si Elsa. Skene pas skene ajo perpiqet te kuptoje nje femer tjeter ne moshen e saj qe ka jetuar ne te tjera kushte. Personazhi i saj ka ndrydhur deshirat kurajen guximin per te bere nje jete tjeter qe ndoshta do ti kishte dhene shansin te njihte lumturine. Bitri sjell me vete epoken ne menyren e te veshurit. orapet e holla ngjyre kafe dhe lidhesja e zeze e vjetruar e flokeve flasin per nje njeri qe nuk i fal dot vetes minimumin e perkujdesjes. Nga ecja e saj kupton drojen dhe vuajtjen qe duket sikur i ka marre mendte e ka hutuar.
Ndersa Bitrit i duhet pak pune per te nxjerre Elsen qe fle brenda saj aktori qe luajti dje perkrah saj Todi Llupi duket sikur me zor pret ta shprehe veten. Sikur ka pritur me vite ta luaje Remziun. Portreti i Llupit tregon se personazhi i tij eshte nje njeri nursez i mbushur me mllef qe nuk mund te lejoje ti shkaterrohet para syve familja e te birit. Nuk mund te lejoje te mos respektohen ne shtepine e tij ato parime mbi te cilat ai ka ndertuar jeten. Nuk mund te lejoje ta marrin per leshko e ti nxihet faqja.
Llupi tregon se puna qe ka bere me pare per rolin ia lehteson te gjitha qe e ndihmon te shprehet me force kur i vjen radha.
Po qe se aktori e njeh mire pjesen ai perpiqet sic thuhet shpesh te zhvishet nga lekura e tij per te hyre ne ate te rolit. Atehere ai jeton me personazhin gezohet hidherohet vuan bashke me te thote Llupi 62-vjecar. Remziu ka pikerisht kete moshe.
Kuptohet lehte arsyeja perse ne filmin e Alimanit puna ecen natyrshem skenat kalojne shpejt regjisori dhe aktoret nuk japin shenja tensioni edhe pse xhirohet ne 35mm dhe gjerat e pallogaritura ne sheshxhirim jane vec kosto sidomos financiare.
Aktoret ndihen mire me rolet e tyre i deshirojne ata nuk i ndiejne te huaj personazhet. Kane te njejten moshe me ta. Oresti dhe Omeri kane madje te njejtin emer.
Nga ana tjeter regjisori eshte ne vendxhirim me ide te qarta. Nuk duhet me shume se 5 dubla qe Alimani te thote i kenaqur CUT dhe te pergezoje aktoret.
Shpesh tingellon teorike shprehja pune ne grup pune ne ekip. Ne diten e pare te xhirimeve te Amnistise ishte e para gje qe binte ne sy. Lidhur me bashkepunimin me Alimanin aktorja Luli Bitri tregon
Optimizmi i regjisorit me ve ne paqe. Sot kishim nje skene goxha te forte ne fakt dhe isha pak e shqetesuar sesi do te dilja por qetesia me te cilen punon Alimani
me ndihmoi shume. Ai eshte i qarte ne ate qe ben dhe kjo ndihmon ne krijim.
Edhe vete Alimani ndihet i kenaqur ne diten e pare. Per xhirimin e shpejte te skenave ai shpjegon se puna ne pelikule i kerkon te jete i pergatitur i qarte para xhirimit te nje skene. Xhirimi ne 35mm eshte i kushtueshem. Nuk mund te bejme shume duble per nje skene shpjegon ai per tekniken e xhirimit.
Sa per tekniken e rrefimit te historise skenari i Amnistise sugjeron nje strukture jo klasike qe shprehet ne raportin e vecante qe kane mes tyre imazhi dhe dialoget. Duke iu referuar ketij raporti rrefimi dominohet nga heshtja. Ja per carsye
Mungesa e dialogut ne kete film eshte domosdoshmeri. Kinemaja ka nje arme shume te forte imazhin. Perse duhet ta bezdisim ta rendojme me dialoge Pastaj personazhet e filmit kane brenga te medha brenda vetes njerez me vuajtje te tille nuk flasin shume.
Bujar Alimanit i pelqen te punoje me te rinj. Do te rrethohet nga optimizmi dhe energjia e tyre. Gjeja e pare qe binte ne sy ne vendin e xhirimit ishte prania e te rinjve studenteve te sapodiplomuar dhe profesioniste qe nuk jane me shume se 35 vjec. Ne krah te Alimanit jane asistentet e rinj Neritan Zinxhiria Elena Dhimitrakopoulou. Shohim aty edhe nje studente te vitit te pare ne Akademine e Arteve. Po ashtu edhe grupi shqiptar qe punon per dekorin jane artiste te rinj. Skenograf eshte Shpetim Baca as/skenograf Genti Decka kostumografe Ermira Turkeshi.
Amnistia eshte nje prodhim i shtepise filmike shqiptare 90 Production e mbeshtetur nga Qendra Kombetare Kinematografike ne bashkepunim me shtepine filmike greke Fantasia Audiovizual qe financon me 35 te prodhimit dhe shtepine filmike franceze Arizona Film me 15 te mbeshtetjes financiare te prodhimit.
Shtatorin e kaluar projekti u aprovua nga Eurimages Fondi i Keshillit te Evropes per Kinematografine Evropiane dhe u mbeshtet me 120.000 euro. Para pak muajsh u miratua edhe nga Bordi i Qendres Kinematografike qe vendosi ta mbeshtese financiarisht ne kategorine e filmit te gjate alternativ me vleren 27. 816.000 leke. Kjo eshte vepra e pare e gjate artistike e Alimanit. Ai eshte autor i disa filmave te shkurter Katoi Gaz Busulla etj. realizuar ne nje hark kohor prej dhjete vitesh ndermjet Shqiperise dhe Greqise vendi ku emigroi dhe jeton prej viteve 90.
Xhirimet e Amnistise vazhdojne ne Tirane deri me 7 tetor.
Me 8 tetor ekipi niset drejt Pogradecit dhe punon aty deri me 30 tetor.
Titulli Amnistia
Skenar/Regji Bujar Alimani
Ass/regjisore Neritan Zinxhiria Elena Dhimitrakopoulou
Producente 90 Production Arizona Film Fantasia Audiovizual
Drejtor Fotografie Ilias Adamis
Skenograf Shpetim Baca ass/skenograf Genti Decka
Kostumografe Ermira Turkeshi
Grimiere Alexandra Mita
Aktore Luli Bitri Karafil Shena Todi Llupi Mirela Naska Omer Hamitaj Orest Arapaj etj.
Todi Llupi dramatik
Todi Llupi i njohur si nje nga artistet kryesore te Varietese se Fierit angazhohet per here te pare ne karrieren e tij aktoriale me nje rol dramatik. Regjisori Bujar Alimani e ftoi te luaje Remziun ne filmin Amnistia qe nisi dje xhirimet ne Tirane. Llupi tregon se ndihet i privilegjuar qe Alimani kishte menduar pikerisht ate per rolin e nje vjehrri qe hyn ne konflikte te forta me nusen e te birit te burgosur. Kjo gje me ben te jem plot te jem i besueshem shprehet aktori 62-vjecar gjate xhirimeve. Remziu ka djalin ne burg dhe vec kesaj vuajtjeje e brenge i shtohet edhe barra e familjes se tij. Ai ka konflikte me te rene Elsa. Gruaja e re i futet nje marredhenie te jashteligjshme bashkeshortore nje histori pa krye gje qe Remziu nuk mund ta pertype.
Kam fatin qe jam ne moshen e personazhit dhe nuk me duhet ndonje transformim i madh per te arritur te ai. Une luaj veten. Me ndihmon edhe pervoja perfundon Llupi.