E Shtunë, 31 Tetor 2026

King vazhdon në Tottenham

Kapiteni i Tottenhamit, Ledley King ka nënshkruar kontratë të re në White Hart Lane deri më 2012. Pavarësisht problemit të vazhdueshëm të gjurit, 29 vjeçari ka impresionuar në qendrën e mbrojtjes të Tottenhamit.

Paraqitjet e tij të mira i kanë ndihmuar Tottenhamit të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve, por edhe përfshirjen në ekipin preliminar të Anglisë për Kampionatin botëror.

“Kurrë nuk e kam paramenduar vetën duke kaluar te ndonjë klub tjetër”, tha King për BBC Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›