E Shtunë, 31 Tetor 2026

Govou e lë Lyonin

Sidney Govou ka bërë të ditur se është duke konsideruar të ardhmen e tij, pasi ka vendosur të largohet nga Lyon.

Reprezentuesi francez zhvilloi ndeshjen e tij të fundit për Lyonin kundër Le Mans, pas 11 viteve të suksesshme në Stade Gerland.

Govou është futbollist i lirë dhe, sipas SkySports.com, kërkohet nga West Ham dhe Sevilla.

“Një gjë është e sigurt, nuk do të luaj në Lyon sezonin e ardhshëm. Kam zhvilluar disa kontakte, jam i hapur ndaj ofertave”, tha Govou për Skysports.com.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›