E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombetarja, fitorja gris bileten e Daminarkes

Aranit Muraci

Kombetarja shqiptare ndodhet aktualisht jashte finaleve te Kupes se Botes "Afrika e Jugut 2010", por ajo ka surprizuar jo pak, ne perballjet e saj, ndaj ekipeve me te mira te grupit te pare, si me Suedine, Portugaline dhe sigurisht do te tentoje te njejten gje edhe ndaj Danimarkes, ne ndeshjen e sotme, e vlefshme per zonen kualifikuese te grupit te pare. Nese Shqiperia ndal edhe Danimarken, ekipet kualifikuese do te percaktohen ne ndeshjet e fundit te grupit te pare eliminator. Fitorja e paster 3-0, qe u sigurua ndaj Maltes, si dhe barazimet pa gola me Suedine e Portugaline, tregojne qarte, se kuqezinjte kishin nje skuader teper kompetitive ne grup. Nje prej deshtimeve me te medha te Shqiperise ne ndeshjet eliminatore te grupit te pare, ishte humbja me e thelle, 3-0, pesuar ne Kopenhagen, nga kundershtari i ndeshjes se sotme, Danimarka. Trajneri kroat i ekipit tone perfaqesues, Josip Kuzhe do ta kete te plote skuadren, pas edhe nje testi te shkelqyer qe kaloi ekipi i drejtuar prej tij, ne nje miqesore te muajit te kaluar me Qipron, te cilen e fitoi me rezultatin e thelle, 6-1. Ndonese arriti nje barazim te vonuar me Portugaline ne ndeshjen e saj te fundit, Danimarka ndodhet aktualisht ne krye te grupit te pare me 17 pike, kater pike me shume se rivalja e saj, Hungaria. Nje fitore e mundshme do ta lejoje Danimarken, qe te kualifikohet ne boterorin afrikan. Nese Danimarka fiton me Shqiperine, humbet Hungaria dhe Suedia nuk fiton, ekipi i Olsen fluturon nga Tirana drejt Afrikes. Ne rast se Danimarka nuk fiton ndeshjen e sotme me kuqezinjte, duhet te pretendoje vendin e dyte me rivalet e saj ne grup, per te luajtur nje ndeshje "play-off". Trajneri qe drejton prej kohesh Danimarken, Morten Olsen e di shume mire se skuadra e tij ka impresionuar ne kualifikueset dhe mund te kthehet ne Kupen e Botes, pas zhgenjimeve kur mbeti jashte boterorit te Gjermanise ne vitin 2006 dhe gjithashtu ne Euro 2008. Por Danimarkes i duhet te perqendrohet dhe te tregoje performance te larte, per te arritur objektivin ne "Qemal Stafa", ku Shqiperia mbeshtetet fuqishem nga nje numer i larte me tifoze.

Pese ndeshjet e fundit te Shqiperise

12 Gusht: Shqiperi-Qipro 6-1 (miqesore)

7 Qershor: Shqiperi-Portugali 1-2

1 Prill: Danimarke-Shqiperi 3-0

28 Mars: Shqiperi-Hungari 0-1

11 Shkurt: Shqiperi-Malte 0-0

Pese ndeshjet e fundit te Danimarkes

5 Shtator: Danimarke-Portugali 1-1

12 Gusht: Danimarke-Kili 1-2 (Miqesore)

06 Qershor: Suedi-Danimarke 0-1

01 Prill: Danimarke-Shqiperi 3-0

28 Mars: Malte-Danimarke 0-3


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›