E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jorida Tabaku: Heshtja e Ramës verteton faktet e dhunës së egër

“Për ndaljen e mësymjes çmendurake të Edi Ramës, ka kura dhe spitale, fatkeqësi që opozita është vënë në shërbim të interesave të tij” Zv/ministrja e Integrimit dhe njëherazi përfaqësuese e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku reagoi sot pas publikimit të të dhënave të shumta që inkriminojnë kryesocialistit Edi Rama në sjellje vandale dhe egërsi çnjerëzore ndaj anëtarëve të familjes së tij. Znj.Tabaku u shpreh se akte të tilla janë të dënueshme ligjërisht dhe se askush nuk duhet të heshtë përballë kësaj mizorie njerëzore. Zv/ministrja e integrimit, deklaroi se kreu i opozitës Edi Rama, është modeli i regresit historik dhe social për Shqipërinë. Sipas saj, ai nuk e njeh familjen. “Një njeri i tillë tregon se nuk ka asgjë tjetër për zemër, veç interesit të tij të çmendur vetjak. Për njerëz të tillë ka kura dhe spitale. Fatkeqesia është se opozita është vënë në shërbimin më të keq dhe më të rëndomte ndaj këtij interesi”, u shpreh ajo. Deklarata e plotë e zv/ministres së Integrimit Jorida Tabaku: “Sot të gjithë shqiptarët janë njohur me faktet e rënda të dhunës të bëra publike, të cilat përbëjnë një nga faqet e turpit për Edi Ramën, që me heshtjen e tij i ka vërtetuar e pranuar plotësisht ato. Si grua por edhe si pedagoge, denoncoj fuqimisht dhunën dhe fshehjen e Ramës pas kornizës së privatësisë. Të nxjerrësh gruan nudo në plazh publik nuk është çështje private, por shqetësim për shoqërinë. Të godasësh bashkëshorten në prani të të tjerëve nuk është çështje private, por shqetësim për shoqërinë. Të mos i japësh fëmijës për 5 vjet detyrimin ushqimor dhe ta sorollasësh nëpër gjyqe është mizori e jo privatësi. Këto janë akte të dënueshme nga ligji për një shtetas të thjeshtë; ndërsa përbëjnë vepra të patolerueshme për një zyrtar në detyrë apo kryetar partie që mbahet nga kontributetet e taksapaguesve. Kur një njëri i tillë pa moral dhe dinjitet i ushtron këto antivlera në tempullin me të shenjtë për këdo, që është familja, shoqëria është e ekspozuar ndaj marrëzive më ç’njerëzore që mund të gjenerojë mëndja e tij perverse. Kreu i opozitës Edi Rama, është modeli i regresit historik dhe social për Shqipërinë. Ai nuk e njeh familjen. Një njeri i tillë tregon se nuk ka asgjë tjetër për zemër, veç interesit të tij të çmendur vetjak. Për njerëz të tillë ka kura dhe spitale. Fatkeqesia është se opozita është vënë në shërbimin më të keq dhe më të rëndomte ndaj këtij interesi. Si rezultat, nuk janë të rastit thirrjet për dhunë dhe destabilitet, pasi për mëndjet perverse këto janë të vetmet mjete për t’i imponuar antivlera të tilla shoqërisë shqiptare. Por kjo nuk do të ndodhë kurrë. Ne nuk heshtim dhe as nuk do të heshtim ndonjëherë. Asnjë grua shqiptare, prind apo edukator nuk duhet të heshtë ndaj dhunës në çfarë do lloj forme që paraqitet ajo dhe kushdo qoftë dhunuesi”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›