Josa: Tri pikët me Shkumbinin, detyrim

(www.albania-sport.com) – Trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa, e nisi debutimin e tij me një humbje 3-2 në Shkodër me Vllazninë, por në ndeshjen e radhës, atë me Shkumbinin (java 22) ish-tekniku i Teutës synon fitoren: “Besoj te forca jonë. Tri pikët Shkumbinin janë detyrim për të ardhmen e Skënderbeut”.
Josa, trajneri i tretë sezonal i korçarëve pas Gerti Haxhiut dhe Andrea Markos, do të ketë në dispozicion kundër Shkumbinit, sulmuesin serb Sasha Stojanoviç.
Skënderbeu bëhet kështu me një vijë të parë me pesë sulmues Klodian Asllani, Enco Malindi, Erlis Frashëri si dhe kroatin Milain Guerrib e serbin Sasha Stojanoviç.
Në ndeshjen e fazës së parë, Skënderbeu humbi 1-0 me Shkumbinin në Peqin. Golin e fitores për bardhekaltërit e drejtuar atëherë nga Kristaq Mile e realizoi Erjon Mustafaj në minutën e 57-të. Mustafaj është i pezulluar për ndeshjen me Skënderbeun.
Burimi: Albania-sport.com
E Merkure, 17 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili