Sengla, ndihmesi i Mukes te Tirana

(www.albania-sport.com) – Luan Sengla është zëvendëstrajneri i ri i Tiranës, duke qenë kështu ndihmësi i trajnerit të komanduar Devi Muka. Sengla do të jetë në fakt, trajneri zyrtar që do të qëndrojë në bankinë, pasi Alban Tafaj është i pezulluar, ndërkohë që Devi Muka nuk zotëron licencën e nevojshme të trajnerit.
Luan Sengla ka një histori të gjatë si zëvendëstrajner te Tirana, boll të kujtojmë se sezonin e kaluar ishte ndihmësi i Agustin Kolës në stafin teknik të Tiranës. Ish-mesfushori i njohur i Tiranës së viteve 80-90 ka qenë ndihmës i Sulejman Starovës, kur bardheblutë fituan titullin në sezonin 2004-2005.
Luan Sengla ka drejtuar së fundi Olimpikun (skuadër e Kategorisë së Dytë) dhe është ndihmëstrajner të Kombëtarja U-17 e drejtuar nga Ardian Mema. Sengla njihet si një trajner me horizont të madh taktik dhe pritet të japë një ndihmë të çmuar Devi Mukës.
Burimi: Albania-sport.com
E Merkure, 17 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili