E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benzema konfirmon qëndrimin

Nga Express më 19 korrik 2011 në ora 20:43

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema ka konfirmuar se dëshiron të mbetet dhe të arrijë sukses me gjigantin spanjoll. Pavarësisht spekulimeve rreth interesimit nga Arsenali dhe Juventusi, Benzema dëshiron të mbetet në Santiago Bernabeu.

“Nuk kam biseduar me askënd. Jam në Madrid dhe dua të arrij sukses këtu. Nuk ka asgjë tjetër. Punoj shumë për të luajtur. Do të jap 100 për qind. Nuk kam asnjë problem me trajnerin Mourinho, ai është trajner i madh”, tha Benzema për të përditshmen sportive spanjolle AS.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›