Hamsik, i lumtur në Napoli

Nga Express më 19 korrik 2011 në ora 20:11
Ylli i Napolit, Marek Hamsik ka bërë të ditur se është i lumtur në klub, pavarësisht shprehjes së interesimit për transferim te rivali nga Serie A, kampioni Milan.
Hamsik 23 vjeç ka zgjuar interesim nga klube të mëdha evropiane, por Napoli ka bërë të ditur se kërkon 100 milionë euro për reprezentuesin sllovak. Hamsik ka siguruar tifozët se nuk do të insiston për largim.
“Jam i lumtur të mbetem. Jam shumë i lumtur në Napoli”, tha Hamsik, i cili iu bashkua Napolit në vitin 2007 nga Brescia. Ai ka kontratë me Napolin edhe për katër vitet e ardhshme.