E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ançeloti: Vini bast për mua. Nuk do largohem nga Milani

Kur askush s‘e priste, Milani i Karlo Ançelotit ka kaluar
Juven në renditje, duke i marrë vendin e dytë. Në një
intervistë të dhënë, vetë trajneri i kuqezinjve shpjegon
gjithçka, që nga ecuria e mirë e deri tek e ardhmja e tij e
shumë përfolur.
Vendi i dytë, meritë e juaja apo gabim i Juventusit?
Në këtë periudhë Juve ka pasur një kalendar më të komplikuar
dhe ka humbur pikë. Ndërsa për sa u
përket rezultateve tona, kemi ecur shumë mirë:
5 fi tore në 6 ndeshje. Edhe pse nuk kemi luajtur
mirë, skuadra ka gjetur soliditetin.
Po tani? Ka nga ata që bëjnë llogari për
titullin kampion.
Ne nuk duhet të bëjmë llogari. Është e
vështirë të besosh te titulli. Duhet të mendojmë
për vendin e dytë, të cilin s‘e kemi fi tuar përfundimisht.
Kemi një kalendar të komplikuar
dhe s‘duhet të humbasim përqendrimin, edhe
pse kemi një avantazh të mirë ndaj atyre që
na ndjekin.
A mos jeni bërë me realist se ç‘duhet?
Juve ka humbur 7 pikë në 3 ndeshje. Nëse
nuk jemi të kujdesshëm, mund të na ndodhë
edhe ne.
Në fakt, po ta shikosh Milanin ndaj Napolit,
Leçes e Kievos, nuk duhet të demonstrohemi
shumë alegro.
Kush e tha? Ndeshjen me Torinon luajtëm
shumë mirë. Kaka është rikthyer në formë, nuk është një
rastësi, që kundër Torinos kemi bërë një lojë të tillë. Për sa
i përket lojës tonë të bukur, besoj se ky mund të jetë vetëm
fi llimi i një periudhe
Allegri është i gatshëm. Dikush po e sponsorizon dukshëm
për pankinën e Milanit. A e keni idenë se kush mund
të jetë?
Sinqerisht, nuk më intereson. Çdo vit del dikush për të
mbajtur të gjallë fundin e sezonit. Nuk ka asgjë më shumë
se kaq.
Po përse (gati) të gjithë shkruajnë se, vitin e ardhshëm
Ançeloti do të largohet nga Milani?
Duhet ta pyesni atë që i shkruan se kush janë burimet e
informacionit.
A mund të betoheni se, nuk jeni kontaktuar kurrë nga
emisarë të skuadrave të huaja?
Sezonin e kaluar kam pasur kontakte me Abramoviç dhe
më pas nuk u bë asgjë. Që nga ajo ditë me Abramoviç i kam
shkëputur lidhjet.
Po me Realin e Madridit?
Asnjë kontakt.
Mes italianëve, anglezëve dhe spanjollëve, cili futboll ju
pëlqen më shumë?
Është një luftë e bukur për të stabilizuar një
renditje në pod.
Budallallëku më i madh që ke lexuar apo
dëgjuar kohët e fundit?
Sigurisht, një shkrim ku thuhej se, më kishin
parë në Gjenevë nën shoqërinë e Florentino
Perez... Unë atë të ditë isha në një tjetër vend
me Arrigo Sakin.
Për t‘i mbështetur fjalët e tua, ju "vdisni"
nga dëshira për të qëndruar te Milani. A e
konfi rmoni?
E konfi rmoj.
Po drejtuesit e klubit a janë dakord, që ju
të qëndroni?
E saktë.
Na fal për insistimin: Pra Karlo Ançeloti
do të qëndrojë?
Po, do të qëndrojë.
Atëherë sa na sugjeron të vëmë bast për
qëndrimin tuaj te Milani?
Nuk e di sa para keni në xhep, por ju këshilloj
t‘i vini bast.
A e dini se të paktë janë ata, që besojnë se me dy blerje
Milani do të rikthehet kompetitiv?
Çdokush mund të mendojë çfarë të dojë. Unë them të
vërtetën. Edhe pse kjo është një periudhë, në të cilën mund
të mendosh të ndryshosh 6-7 lojtarë, që për më tepër nuk
janë për t‘u ndryshuar.
Pikërisht të martën, Silvio Berluskoni ka theksuar se
edhe kështu Milani është shumë i fortë.
Të gjithë ne e dimë se me një mbrojtës dhe një sulmues,
kjo skuadër është e destinuar të qëndrojë kompetitive.
Nga kush prisni diçka më shumë për të mundur Juventusin?
Pato, ashtu si Kaka, mund të bëjë diferencën. Por së
fundmi ka vuajtur një dëmtim. Nuk shënon dhe nuk luan
vazhdimisht. Jam në pritje të tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›