E Diel, 1 Nëntor 2026

Rezultati i zgjedhjeve ne Lezhe, kercenohet Kosovrasti

Perfaqesuesi ligjor i Partise Demokratike ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve (KQZ), Njazi Kosovrasti denoncoi dje gjate mbledhjes se komisionit se u kercenua nepermjet mesazheve telefonike pas qendrimit e mbajtur per rezultatin e zgjedhjeve te Qarkut te Lezhes. Pikerisht kur mbledhja e KQZ-se po mbyllej, Kosovrasti beri te ditur se ne telefonin e tij kane mberritur kater mesazhe kercenuese, nga persona ende te paidentifikuar dhe te cilat ai do tua beje me dijeni anetareve te komisionit. “Zonja kryetare, kam marre mesazhe kercenuese te cilat me erdhen tani, ndaj meje dhe familjes time. Ju lutem kerkoj nderhyrjen e autoriteteve. Pavaresisht kercenimeve une do te them mendimin tim”- deklaroi Kosovrasti. Nderkohe qe nuk ngurroi qe te lexoje edhe dy prej mesazheve kercenuese te derguara ne adrese te tij. “Çdo gje qe na del perballe, gjakun dhe djersen tone vetem familja jote e lan. Do ta shikosh se sa te vlen lekura, te fala femijeve”, - lexon i tronditur demokrati. Sipas tij, nje gje e tille eshte shume e rende, por pavaresisht kesaj, Kosovrasti deklaroi se me pergjegjesine qytetare, i tha te vertetat si i di dhe do i thote gjithmone. “Ky sms le te jete per autoritetet e shtetit tim, te merret mase ndaj se keqes”, - u shpreh Kosovrasti gjate mbledhjes se djeshme. Mesazhet e lexuara nga Kosovrasti, nuk kaluan pa komente nga anetaret e komisionit te cilet u cuditen nga nje gje e tille. Kryetarja e KQZ-se, Lefterije Lleshi, nuk la pa komentuar nje akt te tille, duke shprehur edhe keqardhjen per ndodhjen e fenomeneve te tilla. “Sigurisht qe une nuk ndjehem aspak mire pas ketyre mesazheve, por te gjithe te marrin pergjegjesite e veta ne kete proces dhe shteti te veproje”, - u shpreh Lleshi. Kercenimi i Kosovrastit, sipas tij, u be pasi ishin konstatuar manipulime ne tabelat e rezultateve, te cilat favorizonin koalicionin e majte. Vete Kosovrasti pohoi pas mbledhjes se per kete ceshtje, do t’i drejtohet organeve kompetente duke bere kallezim penal mbi sms-te kercenuese te ardhura ne adrese te tij gjate mbledhjes se KQZ-se.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›