Josipovic: Ndjesë Bosnjes për krimet e luftës
SARAJEVë- Presidenti i Kroacisë Josipovic ka kërkuar ndjesë për rolin e vendit të tij në shkatërrimin e Bosnjes në vitet '90-të, dhe shtoi se Kroacia tashmë e sheh Bosnjën si një vend të stabilizuar dhe që lufton për interesin e saj kombëtar.
Deklarata e presidentit Ivo Josipovic u bë para parlamentit të Bosnjes në Sarajevë, gjatë vizitës së tij dyditore.
Nesër Josipovic do të vizitojë dy fshatra në Bosnjen qendrore, ku u kryen disa nga mizoritë më të rënda gjatë luftës së shkurtër ndërmjet myslimanëve dhe kroatëve në dhjetor, 1993.
(m.a/rel/BalkanWeb)