KLD, betohen 24 gjyqtarë të rinj
TIRANë- Në Këshillin e Lartë të Drejtësisë janë betuar sot 24 gjyqtarët e rinj të emëruar në Tiranë, Durrës dhe Shkodër. Betimi i gjyqtarëve është bërë në një mbledhje të KLD-së e cila u zhvillua me dyer të mbyllura në praninë e nënkryetarit Kreshnik Spahiu.
Këshilli kishte emëruar në detyrat e reja 24 gjyqtarët në një mbledhje të zhvilluar më 1 prill 2010. Emërimet u bënë pas shpalljes së vendeve vakante në gjykatat e konsideruara si “gjykata karriere” në rrethet Tiranë, Durrës dhe Shkodër.
(m.a/News24/BalkanWeb)