Protestat në Greqi, studentët kundër ligjit për arsimin

Studentët e universitetit në Greqi, kanë zhvilluar një protestë të zhurmshme këtë të enjte në qëndër të Athinës. Të rinjtë helenas ngritën zërin e tyre kundër ligjit të ri për arsimin, sipas të cilëve do të prekte tarifat e tyre të shkollimit. Më shumë se 2 mijë studentë u drejtuan parlamentit grek me slloganin "Shkurtoni borxhet tuaja dhe jo shkollimin tonë".
Ligji i ri i arsimit i cili u kalua në parlament një javë më parë, parashikon shkurtimin e kohës për të marrë një diplomë në katër vite, në mënyrë që të shkurtojë kohën e të qënit një student, i cili ka rënduar kostot e arsimit në Greqi.
Gjithashtu do të lejojë sponsorizime private në universitet dhe kërkime shkencore, ndërkohë që disa kolegje do të mbyllen. Një tjetër vendim ka qënë vendosja e disa personave në bordet e universiteteve që nuk i përkasin nivelit akademik në universitet, arsyja e tyre është që ndalojnë korrupsionin dhe nepotizimin, i cili është prezentë në shumë universitete.
Edhe roli i studentëve në vendimarrjen e universiteteve do të ngushtohet, pasi shumë nga këto studentë janë të përfshirë politikisht. Profesorët gjithashtu do të vlerësohen për përformacën e tyre në leksione, pasi niveli arsimor në Greqi është ulur shumë kohët e fundit.