E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: "Skënderbej", pasqyrë e shekullit të ri

Në inaugurimin e nisjes së punimeve Edi Rama kërkoi bashkëpunim me institucioneve të tjera dhe qytetarët. I shoqëruar nga përfaqësuesit e financuesve të projektit, Rama bëri të ditur për mediat se “ambicia do ta kthejë sheshin "Skënderbej", në një pasqyrë të një shekulli të ri”.

"Ky është projekti më i madh dhe projekti më i ndërlikuar që bashkia e Tiranës ndërmerr të realizojë pas një ecurie shumë të gjatë për të ardhur deri këtu, me një ambicie që është ambicia për ta kthyer këtë shesh jo vetëm si një vend ku jehon historia e këtij qyteti, por dhe si një pasqyrë të një shekulli të ri, si një hapësirë për të gjithë ata që jetojnë apo vizitojnë këtë qytet të pashqetësuar nga makinat", tha Rama.

ALSAT < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›