Meta takon studentët nga Presheva
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Zoti Ilir Meta, priti një grup studentësh nga Lugina e Preshevës, që studiojnë në universitetet e Shqipërisë. Shefi i diplomacisë shqiptare tha se po takonte të ardhmen e Luginës, me qytetarë më të shkolluar, që do të kontribuojnë në zhvillimin e gjithanshëm të saj. Sipas tij Shqipëria është angazhuar plotësisht për të kontribuar në shumë drejtime, një prej të cilave është dhe diplomimi i të rinjve nga Lugina e Preshevës në Universitetet e Shqipërisë.
"Një nga çështjet kryesore që ne kemi diskutuar dhe diskutojmë me qeverinë e Serbisë ka të bëjë pikërisht me fushën e arsimit, me të drejtat e shqiptarëve që jetojnë atje apo edhe me njohjen e diplomave të të gjithë atyre që studjojnë në universitetet e Shqipërisë, sikurse studioni ju apo që studiojnë në Universitetin e Prishtinës, sepse është shumë e rëndësishme që ne të gjejmë një zgjidhje e cila ju jep mundësi juve që këtë arsimim, këtë diplomim, të keni mundësi ta investoni edhe në Preshevë, edhe në institucione të tjera qëndrore të Serbisë, sepse është shumë i rëndësishëm integrimi sa më shumë i komunitetit shqiptar në të gjitha institucionet për të garantuar, për të mbrojtur dhe për të çuar përpara të gjitha të drejtat që u takojnë një minoriteti etnik në një vend demokratik dhe që dëshiron të bëhet pjesë e Bashkimit Europian", tha Meta.
Adi Darsi < I mëparshmi