Gjirokastër, rrëzohet nga shkëmbi, humb jetën 14-vjeçari

Një adoleshent ka humbur jetën gjatë ditës së sotme në Gjirokastër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Saraqinisht, ku 14-vjecari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur është rrëzuar nga një shkëmb, duke rënë nga lartësia prej 50 m, ku ka gjetur dhe vdekjen e menjëhershme. Nuk dihen shkaqet e rrëzimit të tij, por dyshohet se mund të ketë qenë një rrëshqitje. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.