E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jovanka Broz po përmirësohet

(E plotësuar) Gjendja shëndetësore e Jovanka Brozit, bashkëshortës së presidentit të Jugoslavisë komuniste, Josip Broz Tito, ka filluar të përmirësohet, ka njoftuar qendra klinike e Serbisë në Beograd ku po trajtohet ajo.

“Ekipet mjekësore të qendrës së emergjencës po vazhdojnë të ndërmarrin të gjitha masat që gjendja e saj të shkojë drejt përmirësimit dhe stabilizimit”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga kjo qendër.

E veja e Josip Broz Titos është dërguar të premtën në qendrën e emergjencës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nëse do të ketë ndryshim të gjendjes së saj shëndetësore, qendra emergjente ka thënë se do të publikojë komunikatë të re. /REL/

..................

Në mbrëmjen e djeshme, në qendrën klinike të Serbisë ka vdekur Jovanka Broz, bashkëshortja e Josip Broz Titos, liderit të përjetshëm të ish Jugosllavisë, shkruan portali boshnjak, Mojportal.
Sipas informacioneve ende të paverifikuara nga mediat serbe, ajo ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare, si pasojë e karcinomës.

Të premten Jovanka është hospitalizuar në gjendje të rënd e pothuaj pa vetëdije, në repartin e reanimacionit të qendrës urgjente në Beograd.

Në trup dhe gjoks ka pasur plagë të mëdha që një kohë të gjatë nuk janë shëruar dhe si pasojë organizmin ka filluar ta përfshijë sepsa./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›