Kanali i vdekjes

Kanali i ujit të Hidrosistemit “Ibër-Lepenc”, gati çdo vit i merr jetën së paku një personi. I shtrirë thuajse në tërë territorin e Fushës së Kosovës, në pjesën më të madhe të tij është i hapur. Madje edhe afër vendbanimeve të ndryshme kryesisht fshatrave. Ky kanal, disa ditë më parë u mori jetën dy fëmijëve, 5 e 7 vjeç nga fshati Stanovc të Vushtrrisë.
Në të njëjtin kanal, gati një vit më parë, në shtator 2012, humbi jetën edhe një vajzë 13 vjeç nga Shallci i Vushtrrisë, derisa kthehej nga shkolla. Përveç të regjistrojë statistika dhe apelojë për kujdes, policia thotë se nuk ka çfarë të bëjë në lidhje e këtë çështje, shkruan "Tribuna".
Kurse zyrtarët e komunave të Mitrovicës e Vushtrrisë thonë se kanali është përgjegjësi e Hidrosistemit “Ibër-Lepenc”, ndonëse janë qytetarët e tyre që mbytën në të. Në këtë kompani thonë se zyrtarët që mund të flasin për këtë çështje janë në pushim vjetor. Zyrtarë të komunave të Vushtrrisë e Mitrovicës thonë se përgjegjësia e kanalit nuk është e tyre. /Indeksonline/