Al Qaida mbetet kërcënim për SHBA-në
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, deklaroi sot se Al Qaida mbetet kërcënimi më i madh për sigurinë e SHBA-së, në momentin kur bashkëpunëtorët e tij shtuan trysninë ndaj Afganistanit dhe Pakistanit, për të mbështetur strategjinë e SHBA-së në këtë rajon të trazuar.
Obama, i cili qëndroi dje për vizitë në Shangai, në kuadër të turneut të tij nëntëditor nëpër Azi, po i afrohet marrjes së vendimit për atë se a do të dërgojë apo jo 40 mijë ushtarë shtesë amerikanë në Afganistan.
Ai në SHBA është akuzuar për pavendosmëri sa i përket strategjisë për luftën në Afganistan dhe është shtuar trysnia politike ndaj tij, me qëllim që Obama të marrë sa më shpejtë vendimin e tij.
Vazhdoj të besoj se kërcënimi më i madh për sigurinë e SHBA-së mbesin organizatat terroriste, siç është Al Qaida, tha Obama gjatë takimit me studentët kinezë në Shangai.
Ata tani kanë lëvizur përtej kufijve të Afganistanit dhe janë edhe në Pakistan. Ata vazhdojnë të kenë lidhje me organizatat tjera ekstremiste në rajon dhe mendoj se për ne është me rëndësi që të stabilizojmë Afganistanin, shtoi Obama.
Pas vizitës në Shanghai, Obama udhëtoi për në Pekin. Gjatë takimit me studentë në Shanghai, Obama foli edhe për marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA-së, duke insistuar se Pekini dhe Washingtoni janë partnerë, e jo rivalë.
Obama gjithashtu foli edhe për lirinë e shprehjes dhe theksoi se ai gjithmonë ka qenë avokat i shfrytëzimit të papenguar të internetit.
Unë jam përkrahës i madh i eliminimit të çfarëdo formave të censurës, theksoi Obama.
Mendoj se sa më e lirë që është rrjedha e informative, aq më e fuqishme është një shoqëri, shtoi presidenti amerikan.
Më pas, studentët në audiencë, të cilët dëshmuan një respekt të madh Obamës, i parashtruan atij pyetje, të cilat në asnjë moment nuk devijuan nga qëndrimi zyrtar i qeverisë së Kinës, gjë që la të kuptojë se i gjithë takimi u kontrollua me kujdes nga ana e autoriteteve.
Megjithatë, gjatë këtij takimi Obama ju shmang gjithashtu çështjeve të ndjeshme, siç janë pushteti i Kinës në Tibet. Ai kërkesën e tij për liri më të madhe e baraspeshoj me lëvdatat në adresë të Kinës.
Obama më pas nga Shanghai fluturoi për në Pekin, ku u takua me presidentin e Kinës, Hu Jintao, me të cilin pati një drekë private.
Obama zbarkoi në Kinë, me shpresën që të bindë udhëheqësit kinezë se Washingtoni nuk po tenton të frenojë rritjen e shpejtë të vendit dhe peshën gjithnjë e më të madhe diplomatike të Kinës.
SHBA-ja nuk synon të frenojë Kinën, theksoi Obama.