E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestimet në Darfo, Prifti shkarkon këshilltarin Belegu

TIRANE- Ministri i Energjetikës Dritan Prifti shkarkon këshilltarin Eduart Belegu menjëherë pasi u njoh me vendimin e gjykatës së Elbasanit për arrestimin Belegut.
Përmes një deklarate për mediat, ministri Prifti shpreson në punën e drejtësisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Ministri Dritan Prifti u njoh me vendimin e gjykates Elbasan per arrestimin e Z. Eduard Belegu, keshilltar per minierat. Per ti hapur rruge hetimeve, Ministri urdheroi lirimin e tij nga detyra” thuhet në deklaratë.

Administrator i Darfos, Eduart Belegu akuzohet për vjedhje me anë të mashtrimit duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 6 milionë euro, së bashku me 3 zyrtarë të tjerë të firmës që ka marrë me koncension Uzinën e Ferrokromit në Metalurgjikun e Elbasanit.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›