E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jovetic e kishte pranuar Juventusin

Drejtori gjeneral i Juventusit, Giuseppe Marotta ka zbuluar se sulmuesi i Fiorentinës, Stevan Jovetic e kishte dhënë dritën e gjelbër për t’u transferuar në klubin Bianconer gjatë verës që shkoi, por kjo lëvizje dështoi në fund, pasi klubet nuk u morën vesh për transferin e malazezit në Torino.

“Gjëja pozitive është se lojtari dhe menaxheri i tij na dhanë dritën jeshile gjatë verës. Tash është e pamjaftueshme të flasim për këtë. Por, mund të them se ne jemi duke i monitoruar nga afër lojtarët e mëdhenj”, deklaroi Marotta.

22 vjeçari, i cili ka kontratë deri në vitin 2016, shkëlqeu ndaj ‘Zonjës së Vjetër’ të martën, duke e qëlluar tërthorësen, në barazimin 0:0.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›