Jovetiç: Faleminderit Mançesterit, qëndroj te Fiorentina
Malazeze ka zhvilluar paraqitje mjaft të mira me fanellën e Fiorentinës dhe në disa raste ka qenë vendimtar për skuadrën e Prandelit, duke shënuar edhe gola vendimtarë.
Kjo ka bërë që interesi i ekipeve të mëdha të rritet ndjeshëm kohët e fundit dhe në “pole position” janë dy nga ekipet më të mëdha të Premie Ligës, Mançester Junajtid dhe Çelsi.
Por vetë sulmuesi 20-vjeçar ka hedhur poshtë mundësinë e një largimi nga skuadra vjollcë.
“Kam lexuar për interesimin e Mançesterit ndaj meje. E falenderoj dhe jam shumë i nderuar, por për momentin më pëlqen të luaj në Firence. Këtu kam gjithçka që dua dhe kam mundësi për t’u rritur si lojtar. Kam një kontratë 5-vjeçare me klubin dhe nuk kam ndërmend ta shkel”, është shprehur Stevan Jovetiç në një intervistë për gazetën “Blic”.