Sejdiu: Misioni, perkushtim per sundimin e ligjit
Fillimi i misionit te EULEX-it eshte pershendetur edhe nga udheheqesit kosovare. Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, deklaroi dje se shtrirja e EULEX-it ne gjithe Kosoven tregon perkushtimin per integritetin e Kosoves dhe angazhimin e perbashket per vendosjen e sundimit te ligjit. "Ështe nje shtrirje qe ka te beje me gjithe hapesiren e Kosoves, pra edhe ne pjesen veriore, ne dy portat doganore 1 dhe 31. Besojme se shume shpejt, me mandatin qe ka, EULEX-i do te kete shtrirje ne kapacitete te plota. Paralelisht do te kete bashkepunimin e institucioneve te Kosoves ne nje formule te perhershme ne mbeshtetje te lirise, demokracise, integritetit te Kosoves", tha Sejdiu.