Thaci: EULEX, ndihmues per shtrirjen e pushtetit
Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, u shpreh dje se misioni i Bashkimit Evropian do t'i ndihmoje institucionet e vendit te shtrijne pushtetin e tyre ne gjithe Kosoven, duke besuar edhe ne fillimin e shuarjes se strukturave paralele ne veri. "Qeveria e Kosoves do te bashkepunoje ngushte me autoritetet e EULEX-it. Presim hapa edhe me te shpejte, ne menyre qe perfundimisht te kemi situaten cfare kemi punuar per ta ndertuar, funksionimin e mirefillte te te gjitha institucioneve legjitime te Republikes se Kosoves ne gjithe territorin Kosoves. Te mos kete me struktura paralele, por legjitime, dhe te kete nje legjislacion te vetem ne Republiken e Kosoves", theksoi Thaci.