Nis EULEX, shtrihet edhe ne veri
Shefi i misioni te Bashkimit Evropian, Yves de Kernabon, konfirmoi shtrirjen e plote te misionit
Misioni i Bashkimit Evropian per policine dhe drejtesine filloi dje shtrirjen e tij ne gjithe Kosoven. Zyrtare te Bashkimit Evropian thane se dita e djeshme shenonte nje kapitull te ri ne historine e Kosoves. Pas nje takimi te perbashket te udheheqesve me te larte kosovare dhe atyre te BE-se dhe misionit te EULEX-it, u tha se ky mision, ne nje kapacitet prej 1.400 vetash, eshte shtrire ne gjithe Kosoven, perfshire edhe veriun dhe pikat doganore me Serbine. "EULEX-i ka nisur misionin me nje shtrirje ne gjithe territorin e Kosoves, duke i marre pergjegjesite nga administrata e UNMIK-ut ne fushat e policise, gjykatave dhe doganave", ka thene shefi i ketij misioni, Yves de Kermabon. Keto komente, ai i beri pas nje takimi te perbashket qe u zhvillua ndermjet Presidentit dhe kryeministrit te Kosoves me perfaqesuesit e Bashkimit Evropian dhe misionit te EULEX-it. Yves de Kermabon tha se misioni qe ai drejton, ka filluar diten e pare te punes pa ndonje problem, duke filluar shtrirjen edhe ne pjesen veriore te Kosoves. Nga ora 8:00 e mengjesit, shefi i misionit te BE-se ne Kosove sqaroi se jane dislokuar rreth 1 mije e 400 pjesetare te stafit te EULEX-it, perfshire edhe mbi 500 veta nga stafi lokal. "Njerezit tane kane filluar kete mision per monitorim dhe keshillim te pales vendore", u shpreh Kermabon. Sipas tij, ky mision deri ne fund te dimrit, mund te arrije deri ne 3 mije veta. Ai tha se EULEX-i eshte vendosur edhe ne pjesen veriore, perfshire edhe pikat doganore ne kufi me Serbine. "Aktualisht, kemi rreth 100 nga njerezit tane ne veri te Kosoves. Kemi prani edhe ne portat 1 dhe 31 me ane te disa policeve kufitare dhe doganiereve. Kemi disa police edhe rreth nderteses se Gjykates se Qarkut, kemi rreth 10 njerez nga ekipi i drejtesise atje brenda gjykates, qe jane ne kontakt me partneret e tyre. Gjithashtu jemi ne kontakt te ngushte me komandantet e stacioneve policore ne Zvecan, Zubin Potok dhe Leposavic", theksoi Yves de Kermabon, shef i EULEX-it. Nisja e misionit te EULEX-it eshte cilesuar si shume e rendesishme edhe nga perfaqesuesit e vendeve te Bashkimit Evropian qe moren pjese ne kete takim. Shefi i ICO-se, Pieter Feith, tha se EULEX-i do ta ndihmoje Kosoven qe te jete me afer Bashkimit Evropian, kurse ambasadorja franceze, Delfine Boronne, ne emer te Presidences se BE-se, ka shprehur kenaqesine per perkrahjen qe institucionet e Kosoves i kane dhene shtrirjes se EULEX-it.