Banka Boterore: Jete e shtrenjtuar ne vendet ne zhvillim
Perspektiva Ekonomike Globale thote se renia ekonomike globale rrezikon te preke vendet ne zhvillim ku futet dhe Shqiperia, ndersa tkurrja e kredive pengon ritmin e rritjes dhe zhvillimin e tregtise
UASHINGTON D.C - Kriza financiare boterore ka turbulluar perfundimisht perspektivat zhvillimore afat-shkurter per vendet ne zhvillim ku volumi i tregtise boterore ka gjasa te tkurret per here te pare qysh nga viti 1982. Ngadalesimi drastik ka bere qe cmimet e mallrave te bien dukshem duke sjelle edhe fundin e nje zhvillimi historik 5- vjecar. Sipas Perspektiva Ekonomike Globale (PEG) 2009, botuar dje, ekonomia globale po kalon nje tranzicion nga nje periudhe afatgjate rritjeje, te kryesuar nga vendet ne zhvillim, ne nje periudhe te madhe pasigurie, ndersa kriza financiare ne vendet e zhvilluara ka tronditur tregjet kudo ne bote. PEG 2009 paralajmeron se rritja boterore e GDP-se do te jete ne nivelet 2.5 % ne vitin 2008 dhe ne 0.9 % per vitin 2009. Vendet ne zhvillim do te shenojne nje rritje ne 4.5 % vitin tjeter, cka deshmon nje renie kundrejt 7.9 % te arritur ne vitin 2007. Ne anen tjeter, kjo rritje pritet te jete negative edhe ne vendet me te ardhura te larta. "Njerezve ne vendet ne zhvillim do t'u duhet te perballen me dy goditje te medha te importuara nga jashte-rritja marramendese ne cmimet e ushqimit dhe karburanteve e pasuar kjo nga kriza financiare - e cila ka minimizuar tensionet ne tregjet e mallrave, por qe po teston efektivitetin e sistemeve bankare dhe po kercenon nje numer te konsiderueshem njerezish me humbjen e vendeve te punes kudo ne bote", - tha dje Justin Lin, Ekonomist i Larte prane Bankes Boterore dhe zv/President i Ekonomise se Zhvillimit. "Masa urgjente duhet te ndermerren per te parandaluar efektet negative te krizes ne ekonomite reale dhe te shtresat e varfra, perfshire edhe venien ne jete te projekteve publike ne ndertimin e rrugeve, hekurudhave, shkollave dhe sistemeve te kujdesit shendetesor", - shtoi ai.
Cmimet e ushqimeve dhe te karburanteve u kane shkaktuar konsumatoreve ne vendet ne zhvillim rreth 680 miliarde dollare ne formen e shpenzimeve suplementare vetem per vitin 2008 duke shtyre rreth 130-155 milione njerez drejt varferise.
Sipas PEG, vitin tjeter cmimet e karburanteve pritet te arrijne mesatarisht 75 dollare per fuci, ndersa cmimet e ushqimeve pritet te ulen me 23 % krahasuar me mesataren e tyre per vitin 2008.
Ne perspektiven afatgjate, pavaresisht shqetesimeve se rritjet e fundit marramendese te cmimeve mund te sinjalizonin nje tkurrje te ofertes, raporti arrin ne perfundimin se oferta do te plotesoje plotesisht kerkesen gjate 20 viteve ne vazhdim.
"Per periudhen afatgjate, tkurrja e ofertes qe solli dhe rritjen e madhe ne cmimet e komoditeteve pritet te bjere"- pohon Andrew Burns, autori kryesor i raportit " Kerkesa per energji, metale dhe ushqime do te ngadalesohet per shkak te niveleve ne ulje te rritjes se popullsise si dhe nje kthimi te pritshem ne kahun e kundert te kerkeses se larte per metale nga ana e Kines qe do te shoqerohet edhe me renie te nivelit te investimeve".
Megjithate, politikat e pritshme duhet te synojne te mbeshtesin investimin ne kapacitetin shtese te ofertes dhe te nxisin masa me te medha te konservimit dhe eficences me synim mbajtjen ne balance te ofertes dhe kerkeses per mallra.
Bankat, shihet rrezik evident
Kushtet me shtrenguese te kreditimit dhe pasiguria ne rritje, pritet te shohin ngadalesimin e rritjes se investimeve si ne vendet ne zhvillim, ashtu edhe ne vendet e pasura dhe te zhvilluara ne vitin 2009, te cilat do te bien ne 1.3 % per vendet e zhvilluara dhe do te rriten vetem me 3.5 % ne vendet ne zhvillim perkundrejt shifres 13 % ne vitin 2007.
"Lipset qe politikeberesit ne vendet ne zhvillim te monitorojne sektoret bankare me kujdes dhe te pergatiten te parashikojne mbeshtetje te jashtme jo vetem per monedhat, por edhe per sistemet bankare"- thote Uri Dadush, Drejtor i Perspektives Zhvillimore prane Bankes Boterore, "duke pare renien e pritshme ne nivelin e tregtise globale, si vendet e zhvilluara, ashtu dhe ato ne zhvillim, duhet t'u rezistojne ngasjeve te ndryshme te proteksionizmit, te cilat nuk do bejne gje tjeter, vecse do te zgjasin dhe thellojne me tej krizen".