Jozefina Topalli: E ardhmja e sigurt e Shqipërisë, Kosovës dhe e vendeve të Ballkanit është në BE.
Përkrahja e Shqipërisë në procesin të njohjes së Kosovës, është e pazëvëndesueshme. Përkrahja e insitucioneve shqiptare dhe e juaja si Kryetare e Kuvendit, e ka bërë këtë proces të pandalshëm. tha Ministri i Jashtëm i Kosovës Skënder Hyseni në takimin me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërië, Jozefina Topalli.
Vizita e pak ditëve më parë e Kryetarit të Kuvendit, pasuar nga vizita e sotme dëshmojnë një intensifikim të bashkëpunimit mes dy vendeve, bashkëpunim unik ky, në rajon.
Kooordinimi i lobimit diplomatik e parlamentar për përshpejtim të njohjes së Kosovës, zhvillimet në Kosovë, Shqipëri e rajon, hapat integrues si dhe bashkëpunimi dy dhe shumë palësh rajonal, ishin fokusi kryesor i bisedës miqësore.
Për zotin Hyseni, krahas ecurisë së njohjes së Kosovës, sfida më e madhe është anëtarësimi i saj në institucionet ndërkombëtare deri në anëtarësimin e plotë në OKB.
Ai tha se faktorët politikë të Kosovës po japin gjithnjë e më fort mesazhe të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit me vendet e rajonit
Për Kryetaren e Kuvendit këto mesazhe bashkëpunimi janë thelbësore dhe dëshmi e vizionit perëndimor dhe mendësie moderne të popullit dhe liderëve të Kosovës.
Vendet e rajonit duhet të shohin nga e ardhmja. E ardhmja e sigurt e Shqipërisë, Kosovës dhe e vendeve të Ballkanit është në BE"-tha Kryetarja e Kuvendit.
Ata vlerësuan nënshkrimin e kontratës për ndërtimin e pjesës kosovare të Rrugës së Kombit, arteries që do lidhë edhe më shumë politikisht dhe ekonomikisht jo vetëm dy vendet, por gjithë zonën ballkanike e më tej.
Si Kryetarja e Kuvendit ashtu edhe ministri Hyseni u shprehën optimistë që në të ardhmen, vende të tjera të reja, shumë shpejt do të shtohen në numrin dhe vargun e gjatë të shteteve, që tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.