Komisioni i Çështjeve Ligjore miratoi sot projektligjin Për Taksën mbi të Drejtën e Përdorimit të Truallit Shtetëror
Komisioni i Çështjeve Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut vijoi sot diskutimet për projektligjin Për Taksën mbi të Drejtën e Përdorimit të Truallit Shtetëror, i cili përcakton se personat që kanë ndërtuar në tokë shtetërore dhe që kanë regjistruar pronësinë e ndërtesës, por jo të tokës, kanë mundësinë ta privatizojnë tokën me kushte lehtësuese.
I pranishëm gjatë kësaj mbledhjeje, ishte edhe zëvendësministri i Finanacave, Alfred Rushaj i cili prezantoi me detaje përmbajtjen e projektligjit.
Zoti Rushaj vuri në dukje se projektligji vendos një taksë prej 10% të vlerës së tokës në vit për ata që nuk e privatizojnë atë. Personat që aplikojnë për privatizim brenda 6 muajsh mund të paguajnë deri në 20% të vlerës me Bono Thesari.
Projektligji rregullon mbledhjen e të ardhurave përmes vendosjes së taksës mbi të drejtën e përdorimit të truallit shtetëror në përdorim të individëve që kanë përfituar nga procesi i privatizimit. Mbledhja e kësaj taske do të sjellë rritje në buxhetin e shtetit i cili do të mundësojë një shlyerje më të shpejtë dhe më efektive të detyrimeve ndaj shtresës së ish-pronarëve. Ndërkohë që me miratimin e këtij projektligji do të krijohet mundësia që të përfitohet një shpërblim i drejtë dhe real për pronën shtetërore. Pas shqyrtimit nen për nen, Komisioni i Ligjeve miratoi projektligjin duke e kaluar atë për votim në seancë plenare.