E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jozefina Topalli emëron kushërirën e saj në kabinetin e Kuvendit

Share

Pas emërimit të dhëndrit në ambasadën shqiptare në Paris dhe vëllait në konsullatën në Milano, Jozefina Topalli duket se ka bërë një tjetër emërim nepotik. Sipas deputetit socialist, Taulant Balla, Jozefina Topalli ka emëruar një kushërirën e vet në kabinetin e Kuvendit.

Xhozefina shkarkoi pa asnjë shkak Drejtorin e Marrëdhenieve me Jashtë të Kuvendit zotin Dritan Selo, duke emëruar Irma Kocobashin, e cila rastësisht qëllon të jetë nusja e djalit të dajës së Kryetares. Pas dhëndrit në ambasadën tonë në Paris dhe vëllait në konsullatën tonë në Milano, ky është rasti i radhës i emërimit nepotik të zonjës Kryetare, ka akuzuar nëpërmjet rrjetit social Facebook deputeti socialist, Taulant Balla, kryetaren e Kuvendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›