Ju lumte dora!
Nisma ligjore per ndryshimet ne ligjin ekzistues, "Per organizimin e pushtetit gjyqesor ne Republiken e Shqiperise", vleresohet pozitivisht nga juristi Rrustem Gjata. Projektligji ne fjale, i cili ka nisur te diskutohet ne Komisionit parlamentar te Ceshtjeve Ligjore si pikenisje e reformes ne sistemin e drejtesise, eshte analizuar dhe vleresuar nga ai. Gjata komenton si shume pozitive ngritjen e nje Gjykate Administrative. "Do te ishte nje fitore", shprehet ai. Sipas juristit, nje gjykate e tille ekziston ne vendet e zhvilluar evropiane dhe do te ishte nje ndihme shume e madhe per drejtesine shqiptare. Gjata komenton se Gjykata Administrative do te mundet te shqyrtoje shume me shpejt ceshtje te vecanta me karakter administrativ, sic jane ato te pronave. Gjithashtu, Gjata komenton si pozitive edhe idene e shkrirjes se Gjykates Ushtarake. Ai thote se ne keto gjykata numri i ceshtjeve qe shqyrtohet eshte jashtezakonisht shume i vogel dhe se ekzistenca e tyre ne keto kushte eshte e panevojshme. Sipas tij, edhe ata persona, ceshtja e te cileve gjykohet ne gjykata te tilla, mund te spostohen ne gjykatat e tjera. Ndersa per sa i perket propozimit te bere ne projektligjin ne fjale, qe lidhet me faktin se gjykatesit mund te delegohen ne nje tjeter gjykate per te rritur efikasitetit e gjykimit dhe menjanuar zvarritjen e proceseve, Gjata shprehet skeptik. Ai thekson se nje transferim i tille nuk mund te vendoset nese nuk merret pelqimi i vete gjykatesit. Megjithate, ai thekson se nuk eshte e pamundur. Sipas tij, ne vendet e tjera te zhvilluara ka ekzistuar nje mase e tille. Por ai tha se duhet shihet me kujdes kjo ceshtje. Per sa i perket pikes qe lidhet me faktin se kryetari i Gjykates se Apelit dhe i Shkalles se Pare mban kete pozicion per 6 vjet, por pa te drejte rizgjedhje te menjehershme, Gjata e vlereson si normale. Ai komenton se nje kryetar gjykate nuk mund te jete e perjetshem. Por ai shton se, nese do te miratohet kjo pike, atehere duhet ripare edhe ceshtja e kompetencave te kryetarit te gjykates. Ndersa ne lidhje me piken qe sanksionon masen disiplinore per nje gjyqtar, i cili ben shkelje dhe ndeshkohet me heqjen e ceshtjes nga shqyrtimi i metejshem, ai e vlereson po ashtu si te qenesishme. Sipas tij, nje mase e tille nuk do te thote se gjyqtari ne fjale nuk do te vazhdoje punen, por ai thjesht do te merret me ceshtje te tjera.
E. GJENCAJ