"Ju ngelet individëve që të fillojnë të mendojnë për të ndërruar shtet"
Nuk dua t'i them askujt se për kë duhet të votojë, por jam dakord me ata që thonë se duhet votuar për atë që paraqitet me programin më të mirë për forcimin e shtetit dhe të vlerësimit të të gjithë atyre që punojnë për të.
Vetëm nëse shteti do të dijë që të vlerësojë dhe të garantojë të drejtën e gjithkujt të ushtrojë aktivitetin e tij i lirë dhe me bindje, vetëm atëherë dhe individët do të punojnë dhe mendojnë dhe për shtetin.
A nuk është shenjë e varfërisë në rritje dhe pasigurisë gjithashtu në rritje, fakti që po shtohen gjithnjë e më tepër dyshimet e njerëzve që është më mirë të largohen nga Shqipëria? Do të thotë se ata ndjejnë që shteti nuk e ka ndërmend të mendojë ndonjëherë për individët, prandaj ju ngelet individëve që të fillojnë të mendojnë për të ndërruar shtet.