E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Pas intervistës, mendova: Ky qenka Kryeministër për shkak të luck factor"

 

Kur pashë disa fragmente të Berishës në BBC, u skuqa. Ulja zërin e TV dhe mendoja: Bobobo, njeri të ndërkryer si ky nuk gjen. Dukej ashiqare që mashtronte në mënyrë të rëndomtë. Anglishtja tejet e trashë dhe qëndrimi karshi intervistueses, shumë ordiner. Më keq, nuk bëhet!

Më ka bërë jashtë mase, po jashtë mase përshtypje justifikimi i përdorur në disa raste. Tha kështu: "...Unë nuk e dija që baxhanaku im punonte në Gërdec sepse nuk e kisha takuar kurrë...". "...Unë nuk kam qenë mjeku i E.Hoxhës sepse nuk ma kishte kërkuar ndonjëherë këtë gjë...". Unë nuk mbaj përgjegjësi për Gërdecin, sepse nuk e dija që aty bëheshin demontime...". Ky qenka Kryeministër për shkak të luck factor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›