"S'ka përpjekje të sinqertë, për të bërë të mundur kthim të 25-35-vjeçarëve"
Mendoj se është e rëndësishme të këtë një përpjekje të sinqertë për të bërë të mundur kthimin e 25-35-vjeçarëve në Shqipëri. E kuptoj që favorizimi nuk do jetë aq popullor ndër ata që janë brenda dhe fare kollaj mund të bëhet çështje egosh.
Por nëse e sheh mbi nivelin personal, humbja e këtyre burimeve njerëzore të përgatitura jashtë mbart për Shqipërinë një kosto të rëndë ekonomike e sociale.
Në fakt, qeveria vazhdon e flet për "thithje truri", por nuk di të ketë bërë asgjë konkrete mbi këtë. Nuk e di se ku qëndron "tipping point", mbase kur 25-35 të mos ndihen si ishuj veç e veç, por si një grup. E rëndësishme është që ky sfondi "i jashtëm" - "i brendshëm" të mos bëhet ndarje, se kudo të ketë studiuar 25-35-vjeçari/a gjen te moshatari i vet më shumë të përbashkëta.