E Diel, 1 Nëntor 2026

Ju që i thoni vetes përfaqësues: Lërini fjalët pa bereqet!

Disa thonë “këtë fat paska Shqipëria”. Nuk bëhet Shqipëria etj. Asgjë nuk ka të beje me fatin ketu! Përderisa shqiptarët do zgjedhin fundërrina dhe antishqiptare për udhëheqës dhe aleate në jo vetem fat, por as drite nuk do të shofim!

Ne nuk jemi të bashkuar! Patriotizmi braktiset për një cope buke! Shume vete kanë turp të thone janë shqiptarë! Tre vetë sikur të bëhemi bashkë, krijojmë një përçarje në mos direkte, indirekte! Shteti shqiptar nuk e çan prapanicën për shtetasit e vet dhe i lëpin prapanicën çdo shteti tjetër! E ka shitur Shqipërinë thuajse të gjithë. Edhe një shtet koti si Maqedoninë e leme të tallet me të drejtat e shqiptarëve!

Emrat janë ndërruar në grekë, italianë, amerikanë, një dreq e di ç’emra kot u vemë kalamajve tanë. TURP! Ky vend i ish-SHQIPEVE është kthyer në një vend SORRASH dhe KORBASH! O ju gallataxhinj të Parlamentit që i thoni vetes përfaqësues! Lërini fjalët e shumta dhe pa bereqet dhe punoni për këtë komb që po zhbëhet, degjenerohet dhe zhburrërohet!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›