Këta kryeministra burrecë kanë njohur gjithmonë dy palë shqiptarë
Ngaqë jemi pa punë, rrimë e dëgjojmë televizorin gjithë ditën. Dhe po pe televizor, gjithë ditën nuk ke si të mos shohësh të paktën 12 herë në ditë (i kam numëruar vetë), Kryeministrin në ekran.
Dje e dëgjova të fliste për dosjet, ashtu çapraz siç e ka zakon, mezi lidh llafet e mezi çon fjalitë në fund, me paranteza pas parantezash.
Po nejse, ajo që mora vesh është se ai qenka shumë i interesuar për dosjet, për dënimin e krimeve të diktaturës, për demaskimin e luftës së klasave etj.
Si mund të flasin këta krerë e ish-krerë qeverish që kemi patur këto 20 vite kundër luftës së klasave?
Po a nuk janë këta vetë që kanë zbatuar dhe zbatojnë dy standarde, dy ligje?... Dy palë shqiptarë: disa të nënës e disa të njerkës. A ka luftë më të keqe klasash se kjo (!?) Po. Ajo e ish- diktaturës, por të paktën ajo e kishte të sanksionuar deri edhe në Kushtetute. Jo vetem lufte klasash, por edhe diskriminim politik, shoqëror, moral, çka është shkelja me e rende e të drejtave themelor të njeriut.
Në demokraci secili ka të drejte të shprehe mendimet e veta të lira. Pro askush nuk mund t’i thotë të bardhës të zezë, qoftë ky dhe Kryeministri i vendit. Përralla me mbret, të mos na tregojë. Dhe mundësisht, atë gishtin që lëviz andej këtej, ta mbaj për ambiente më familjare. Nuk e di për turmat e katundarëve dhe injorantëve, por po flas për qytetarët shqiptarë.
Dhe qytetarët shqiptarë meritojnë korrektësi, seriozitet, gjuhë të pastër shqipe nga Kryeministri i tyre. Askush nuk ka monopolin e së vërtetës përveç vete të vërtetës dhe forcës së pakundërshtueshme të fakteve.