Në vend numëro!
Jam një qytetare e Tiranës që u ndodha me pushime familjarisht në qytetin e Himarës në 15-ditëshin e parë të muajit gusht. Kam qënë në Himarë dhe para tre vitesh dhe për çudi, nuk pashë qoftë dhe një ndryshim të vogël në infastrukturë, me përjashtim të rrugës nacionale që ish duke përfunduar.
Gjatë ditëve që ndenja aty më lindën pyetje nga më të ndryshmet, p.sh., përse Himara, një qytet kaq i vogël e kaq i bukur për vetë pozicionin gjeografik që ka, të jetë "në vend numëro"?- Përse ky indiferentizëm nga ana e pushtetarëve për këtë qytet?
-Po vetë emigrantët përse nuk investojnë? -Po himariotët, njerëz energjikë përse qëndrojnë pa folur?
Përgjigjen e këtyre pyetjeve e mora në datën 10 gusht, ku zhvilloheshin në të njëjtën kohë, miting dhe antimiting, ku deputeti i zonës do të organizonte një miting me elektoratin e vet dhe kish një përplasje midis të dy palëve, d.m.th., të deputetit dhe krahut të Bashkisë, saqë u mbingarkua dhe trafiku.
Pra, kuptova se në Himarë ka një frenim nga ana e qytetarëve të saj, pasi duke qenë të kënaqur individualisht me pensionet greke, nuk ngrenë zërin me një zhvillim të turizmit në tërësi në gjith' krahinën e Himarës. Gjithashtu, 80% e popullsisë fliste greqisht. Rrallë flitej shqip.
Pra, krahas kënaqësisë në pushime, ndjeva si qytetare e këtij vendi dhe shqetësim. Kështu, me lindi ideja që të gjith' këtë impresionim, un' ta shpreh në këto rreshta të cilat kam dëshirë t’i botoj në gazetën "Shekulli", si lexuese e rregullt e saj, në rubrikën përkatëse, mendoj se do të jetë konform situatës së krijuar dhe do të jap dhe një mesazh çdokujt që e ndjen veten sadopak shqiptar.