Juan i lumtur te Roma

Juan dëshiron të mbetet në Romë pavarësisht spekulimeve se kërkohet nga Juventus, ka njoftuar menaxheri i tij Michele Gerbino.
Qendërmbrojtësi brazilian thuhet se përcillet nga Bianconerët por Gerbino ka insistuar se një transferim i klientit të tij në Torino nuk është në horizont.
“Kam dëgjuar për interesimin e Juventusit sikurse të disa klubeve tjera të mëdha evropiane por nuk ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë. Juan ka kontratë me Romën deri në qershor 2013 dhe nuk ka ndërmend të largohet nga kryeqyteti” tha Gerbino për Calciomercato.it.