Pensionohet Veroni

Juan Sebastian Veron ka njoftuar për pensionimin e tij nga futbolli. Mesfushori 36 vjeç ka bërë të ditur se do të zhvillojë ndeshjen e tij të fundit për Estudiantes kundër Racingut më 31 tetor.
Ish reprezentuesi argjentinas e filloi karrierën e tij në klubin aktual para transferimit në Boca Juniors.
Më pas kaloi pesë vite në Itali te Sampdoria, Parma dhe Lazio para kalimit në Premierligë te Manchester United më 2001 dhe Chelsea më 2003. Ai u kthye në Itali tek Inter më 2004 para transferimit përfundimtar në Estudiantes më 2006.