E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Boer do ta refuzonte Barcelonën

Trajneri i Ajaxit, Frank de Boer ka theksuar se do të refuzonte edhe mundësinë për të udhëhequr Barcelonën në mënyrë që të mbetet me gjigantin holandez pas fitimit të titullit të 30-të në Kampionatin holandez, sezonin e kaluar.

De Boer, 41 vjeç, zëvendësoi Martin Jolin në dhjetor të vitit të kaluar ndërsa skuadra e tij aktualisht gjendet në pozitën e katërt në Eredivisie, gjashtë pikë larg kreut.

Legjenda holandeze nuk mendon për asnjë detyrë tjetër jashtë asaj që mban aktualisht në Amsterdam, madje edhe nëse do ti ofrohej mundësia të zëvendësonte Pep Guardiolën në Nou Camp.

“A do të më pëlqente të mbetem në Ajaxi për dhjetë vitet e ardhshme? Kjo di të ishte e mrekullueshme. Edhe nëse nesër kërkohem nga Barcelona, nuk do të shkoja. Nuk kam përfunduar punën këtu” tha De Boer për Voetbal International.

Pas një dekade si futbollist i Ajaxit, De Boer kaloi te Barcelona nga 1998 deri 2003 para pensionimit tri vite më vonë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›