Robben si Messi dhe Ronaldo

Sulmuesi i Bayern Munichut, Ivica Olic ka thënë se bashkëlojtari i tij Arjen Robben është në shkallë me yllin e Barcelonës, Lionel Messi dhe atë të Real Madridit, Cristiano Ronaldo.
32 vjeçari ka lavdëruar holandezin duke thënë se skuadra përfiton prej mesfushorit, sidomos kur ai është në formë të mirë fizike.
“Kur Arjen është i shëndoshë, ai mund të luajë për cilindo skuadër në botë. Kur është në formë të mirë fizike, ai është në shkallë të njëjtë me Messin ose Ronaldon”, tha Olic për Bild.