E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fiorentina do të blejë Cassanin

Palermo ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje për shitjen e mbrojtësit Mattia Cassanit te Fiorentina.

Reprezentuesi italian iu bashkua Violas gjatë verës në formë huazimi deri në qershor 2012 por duket se e ardhmja e tij afatgjate do të jetë në Firencë.

“Ne kemi arritur marrëveshje me Fiorentinën. Ata e kanë opsionin për blerjen e tij. Cassani tashmë është futbollist Viola” tha drejtori sportiv i Palermos, Sean Sogliano për Firenze Viola.

Cassani pritët kushtojë Fiorentinës rreth 4.5 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›