E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurozona, Merkel-Sarkozy konsultohen të martën

Presidenti francez, Nicolas Sarkozy dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, do të diskutojnë të martën e ardhshme në Paris, për gjendjen e zonës së euros. Kancelarja Merkel, do të udhëtojë të martën në Paris, për t`u konsultuar me presidentin Sarkozy.
 

Në takimin e posaçëm do të flitet për përpunimin e propozimeve të përbashkëta për të forcuar drejtimin me politika ekonomike të eurozonës.
Dy politikanët kanë bërë të ditur takimin e tyre, të nivelit të lartë për Greqinë më 21 korrik.

Propozimet do të jenë pjesë e projektit të grupit të punës rreth presidentit të radhës të BE-së, Herman van Rompuy, i cili do të kujdeset për një menaxhim më të mirë të krizës në eurozonë.
 

Merkel dhe Sarkozy do të flasin edhe për situatën në Lindjen e Mesme si dhe për tema të tjera ndërkombëtare.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›